Ftesë- UBT organizon Ceremoninë e Diplomimit 2012
15/06/2012UBT organizon Ceremoninë e Diplomimit 2012. Ceremonia organizohet më 29 qershor, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë studentë e profesorë të UBT-së, personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë dhe familjar të të diplomuarve e mysafirë të tjerë.
Më 29 qershor 2012, organizohet edhe mbrëmja – ABSOLVENTIATA e studenteve të UBT, në “Golden Restorant” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.
Kjo mbrëmje madhështore do përcillet me muzikë e valle me këngëtarin Labinot Tahiri- Labi.
Për më shumë detaje kontaktoni organizatoret në nr. tel: 044 809 995; 044 494 954,
Jeni të mirëseardhur!