FTESË PËR MEDIA- MTI në debat me studentët e UBT-së

13/03/2012

 

Prishtinë, 13 mars 2012. – “Mbrojtja e konsumatorit” është tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar  të UBT do të ligjërojnë ekspert si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. 

 

Në debat, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së, do të marrin pjesë edhe  personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe profesorë ndërkombëtarë nga fushat e ekonomisë, shkencës, etj. 

 

Data: 13  mars 2012

Ora: 13:00

Vendi: UBT, Salla e debateve 001. 

 

 

Ftohet përfaqësuesi i medies suaj që ta përcjellë këtë ngjarje.