Ftesë për konferencë me media
08/07/2011Studentët kosovar përmes UBT-së fitojnë bursa në 16 universitete të vendeve të BE-së
Përveç 16 universitete nga rajoni dhe Evropa, UBT, është institucion i vetëm i lartë arsimor privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese i projektit “ERASMUS MUNDUS” , projekt i Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, UBT, më 09 korrik 2011, organizon konferencë me media, e cila fillon në ora 11.00, në ambientet e UBT, në Prishtinë. Në këtë konferencë Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jep detaje rreth këtij projekti.
Projekti ofron bursa studimi për studentët kosovar në të gjitha nivelet e studimit, bachelor, master dhe të doktoratës etj.
Pjesëmarrës të konferencës do jenë edhe përfituesit e mëhershëm të bursave të projektit në fjalë.
Ftojmë përfaqësuesin e medies suaj ta përcjellë këtë ngjarje.
Kontakti:E-mail: [email protected]
, Phone: +381 38 541 400 , Fax: +381 38 542 138 ,