FSHKI organizon Konferencën Verore për studentët
14/07/2016Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe i Inxhinierisë (FSHKI), të premten (15.07.2017), duke filluar nga ora 09:00, organizon Konferencën tashmë tradicionale verore për studentët.
Në këtë Konferencë, studentët e FSHKI-së do të kenë mundësi që t’i paraqesin punimet, përkatësisht projektet e tyre semestrale.
Punimet prezantohen para panelit të përbërë nga profesorët e fakultetit, teksa mënyra e prezantimit do të bëhet në PowerPoint dhe demonstrim të projekteve.
Konferenca do të zgjasë deri në orën 17:00, ndërsa pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.