Fisnik Ismaili ligjëroi në Akademinë Verore në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
14/07/2015Në kuadër të Akademisë Verore 2015 të UBT-së, në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, u organizua ligjërata tematike e radhës, me z. Fisnik Ismaili, bashkëthemelues dhe drejtor kreativ i kompanisë “Karrota”, kompani kjo në fushën e reklamimit dhe komunikimit të marketingut në Kosovë.
Gjatë ligjëratës, z. Ismaili i trajtoi kërkesat e profileve të ndryshme në treg dhe dominimin e profesioneve në sektorin e ICT-së. Ai elaboroi para studentëve rolet kyçe brenda një kompanie multimediale, si dhe rëndësinë e komunikimit në mes këtyre profileve, duke theksuar punën ekipore në kuadër të projekteve komplekse.
Zhvillimi i multimedia aplikacioneve është shumë i kërkuar nga gjithë bota, prandaj ngritja e njohurive në teknologji të platformave të ndryshme do të ishte një mundësi më shumë për karrierën e studentëve tanë.