Fillon punimet “UBT Summer of Code 2017” në Pejë

12/09/2017

Punëtoria “UBT Summer of Code 2017”, ka shtrirë aktivitetin e vet në të gjitha qendrat kryesore të UBT-së, në mënyrë që të jetë sa më afër të rinjve pasionantë për teknologji e shkenca kompjuterike.

 

Duke qenë kështu, kjo punëtori ka filluar punimet edhe në qytetin e Pejës, ku maturantët kanë filluar të dëgjojnë ligjërata mbi programimin, ueb programim, rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe kripto sistemet.

 

“UBT Summer of Code 2017” do të vazhdojë deri të premten, më 15 shtator, kurse në fund, të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për kontributin e tyre.