Fillon punimet ANV-ja e Inxhinierisë së Energjisë – ligjërohet për energjinë dhe teknologjinë fotovoltaike

01/07/2019

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Ndërkombëtare Verore, që sivjet ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni.

 

Akademia është hapur më ligjëratën e Giuseppe Bonifazi, i cili është profesor në Universitetin e Romës. Ai folur për praktikat më të mirat të energjisë dhe burimeve.

 

Tutje, akademia e Inxhinierisë së Energjisë është pasuruar me ligjëratën e Klinton Bylygbashit, i cili ka trajtuat temën: “Photovoltaic Technologies”. Profesori Bylygbashi gjerësisht foli për teknologjinë fotovoltaike, investimet dhe inovacionet teknologjike në ketë fushë.

 

Akademia do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditë së nesërme, ku aktivitetet do të fillojë nga ora 09:30.