Fillon bashkëpunimi institucional për zhvillimin e sportit, shëndetit dhe aktivitetit fizik në Ballkan

25/03/2024

Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, nën udhëheqjen e Dekanit Prof. Agron Thaqi, së bashku me Prof. Masar Gjaken dhe Prof. Milaim Berishën, morën pjesë në workshopin me titull “Sport, Health and Physical Activity” të organizuar nga GIZ-i Gjerman në qendrën ITP në Prizren.

 

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe përfaqësuesit nga Universiteti i Prishtinës. Diskutimet kryesorë u fokusuan në potencialin e bashkëpunimit ndërinstitucional për përdorimin e Parkut Inovativ dhe Trajnimit në Prizren, me synimin e zhvillimit të një qendre të përsosur në Ballkan në fushën e shëndetit, sportit dhe aktivitetit fizik.

 

Përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes prezantuan punën dhe kontributin e tyre në fushën e sportit, si dhe ngritjen e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore. Në këtë takim u shkëmbyen ide dhe sugjerime rreth mënyrave të përdorimit të infrastrukturës së ITP në Prizren për të ngritur kapacitetet në fushën e sportit dhe shëndetit.