Filloi punimet Akademia Ndërkombëtare në Psikologji, organizuar nga Qendra Këshilluese për Studentë
16/07/2019Në UBT nisi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë, dhe me rastin e hapjes, udhëheqësja dhe psikologia e QKS-së, Vjollca Pllana mirëpriti studentët, përmes ligjëratës që në fokus pati temën “Inteligjenca Emocionale”.
Aktiviteti i Akademisë vazhdoi me ligjëratën interaktive të dr. Luljeta Bexheti, profesoreshë dhe ligjëruese në fushën e psikologjisë ne Universitetin e Tetovës, e cila solli njohuri të gjëra për studentët, në lidhje me rolin dhe ndikimin e faktorëve gjenetikë në inteligjencën emocionale.
Ajo posaçërisht u fokusua në dukuritë fiziologjike të trurit, të ashtuquajturit “Truri Emocional”, të cilat janë të rëndësishme në përjetimin dhe procesimin e emocioneve tona, si dhe në ndërlidhjen e ngushtë në mes të gjeneve dhe mjedisit për zhvillimin dhe kultivimin e Inteligjencës Emocionale.
Në ligjëratën e fundit, prof. Vjollca Pllana ligjëroi për dy nga pesë komponentët e rëndësishëm të Inteligjencës Emocionale: Vetë-njohja dhe Vetë-rregullimi emocional.
Ligjërata përfundoi me informata rreth konceptit të vetë-rregullimit emocional, si element i rëndësishëm i të cilit është vetëpërmbajtja.