Fatjona Mejdini diskutoi me studentët e UBT-së rreth medias dhe aktivizmit social
23/01/2023Në UBT ishte prezente drejtorja për Evropën Juglindore e “Global Initiative against Transnational Organized Crime”, Fatjona Mejdini, me të cilën, studentë dhe profesorë patën rastin të diskutonin rreth temës: “Media dhe aktivizmi social – Kontributi i të rinjve kundër krimit dhe korrupsionit”.
Studentët e Fakulteteve Shkenca Politike, Studime të Sigurisë dhe Media dhe Komunikim në UBT, si dhe profesorë të këtyre drejtimeve, patën rastin të kenë një diskutim të hapur me Fatjona Mjedinin rreth aktivizmit shoqëror dhe rëndësisë së pjesëmarrjes në organizime të ndryshme me karakter social, edukativ dhe kulturor.
Ndër të tjera, Mejdini diskutoi me studentët rreth Shqipërisë në periudhën e komunizmit, duke treguar edhe mbi eksperiencën e saj për raportimin e ngjarjeve që kishin të bënin me atë kohë, si dhe u vu theksi tek krahasimi i sigurisë në atë kohë me kohën e tashme në këtë vend.