Drejtoresha e Qendrës së Dijes, Dije Marmullaku zhvillon një ligjëratë tematike me studentët e Psikologjisë në UBT

28/05/2024

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë patën rastin të ndjekin ligjëratën e Drejtoreshës së Qendrës së Dijes, Dije Marmullaku, Psikologe Klinike dhe Specialiste e Llogopedisë dhe Afazisë në QKUK. Qendra ofron shërbime multidiciplinare për fëmijët me vështirësi në zhvillim nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Në kuadër të lëndës së Psikologjisë Kognitive, ajo u ftua për të ndarë njohuritë e saj me studentët në lidhje me çrregullimet në të folur-Afazia. Këto çrregullime ndodhin si rezultat lëndimeve dhe traumave të lobit frontal dhe temporal dhe si pasoj përkeqësohet të kuptuarit apo të folurit e gjuhës.

Kjo ligjëratë është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të kuptuar më mirë shkaqet dhe pasoja të tilla të rëndësishme për zhvillimin dhe funksionimin e njeriut.