Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Valencias në Spanjë

20/09/2023

Aty ku nuk arrin politika, arrin arsimi dhe sporti. UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Valencias në Spanjë. Kjo marrëveshje është realizuar pas shumë angazhimeve dhe në këtë rast është arritur të krijohet bashkëpunim dhe njohje e ndërsjellë e studimeve dhe bashkëpunimit me bursa nga Bashkimi Evropian.

Pas një pune të gjatë të përbashkët të dy palëve, si nga ana Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe dy institucioneve shumë të rëndësishme, si: Universiteti Politeknik i Valencias nga Spanja dhe UBT-së në Kosovë, që po i prinë inovacionit dhe teknologjisë, nënshkruan marrëveshje Erasmus + për shkëmbim stafi dhe studentësh të mbuluara me bursa Erasmus, për të dy anët.

Kjo marrëveshje nuk mund të arrihej pa përkrahjen e Profesorit Pedro Serna dhe Zyres Ndërkombëtare nga ana e Valencias, Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dekanit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë, Prof. Muhamet Ahmeti, Prodekanit Prof. Visar Krelani, dhe me përkrahjen e të gjitha zyreve të UBT-së, Drejtorisë për Çështje Akademike dhe Rektoratit të UBT-së.

Tashmë, stafi i Ndërtimtarisë dhe studentët e UBT-së po ashtu edhe stafi  nga Universiteti Politeknik i Valensias do të kenë mundësi që të kenë mobilitete të përkrahura nga bursat Erasmus +.

Kjo marrëveshje është iniciuar që shumë vite ku kontaktet dhe bashkëpunimi ndërmjet Prof. Pedro Serna dhe Prof. Visar Krelani datojnë që nga viti 2013 dhe tashmë janë shndërruar në mundësi për studentët dhe stafin e interesuar.

Bashkëpunimi veçse do të fillojë duke filluar nga semestri i ardhshëm në disa pika:

  • Tema master dhe bachelor Eksperimentale të zhvilluara në laboratorët e Valencias;
  • Vizita nga stafi i Valencias në Prishtinë dhe anasjelltas;
  • Udhëheqje e përbashkët e temave, dhe
  • Pritje e studentëve (income) nga Universiteti i Valencias në UBT në Prishtinë.