Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT mbajti webinarin rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës

14/02/2022

UBT ka mbajtur webinarin: “The tensions between Russia and Ukraine, and the role of mediatic propaganda as a threat”, në formën online, organizuar nga Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT.

 

Në këtë webinar morën pjesë profesori ukrainas, Iiuri Melnik, si dhe gazetarja dhe autorja ukrainase Delfina Eranowska, nga ku studentët patën mundësinë që të mësojnë rreth ndikimit që propaganda ruse ka në destabilizimin dhe kërcënimin e sigurisë së Ukraines.

 

I pranishëm në këtë webinar ishte edhe dekani i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, profesori Dritëro Arifi, dhe koordinatori i Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, profesori Arian Kadriu, të cilët potencuan rastet kur propaganda të tilla të ngjashme, dëmtojnë dhe ndikojnë në imazhin e shtetit të Kosovës në opinionin ndërkombëtar.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të këtij webinari, patën mundësi që të zhvillojnë një interaktivitet me të ftuarit nga Ukraina, të cilët janë ekspertë të fushës së propagandës, përderisa u ndanë të kënaqur me debatin e zhvilluar rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.