Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT mbajti ligjëratë tematike me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
31/05/2021Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbajtur ligjëratë tematike online me temën: “Organizimi, fushëveprimtaria dhe aktivitetet e autoritetit për garantimin e sigurisë së ushqimit”.
Kjo ligjëratë u drejtua nga zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Festim Rexhepi dhe koordinatores së Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Lorikë Salihu, ku u diskutua për fushën e sigurisë së ushqimit në aspektin legjislativ, kontrolleve zyrtare, organizimit dhe fushëveprimit të autoritetit kompetent, si dhe për procedurën e marrjes së mostrave.
Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, u njoftuan me parimet dhe kërkesat e Planit të Monitorimit të Mbetjeve, si dhe për organizatat evropiane për sigurinë e ushqimit.
Në këtë ligjëratë, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë shtruan pyetje me interes për temën për të cilën u diskutua, teksa si studentët ashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ndanë të kënaqur me organizimin e kësaj ligjërate.