Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT në kuadër të “Global UBT Fest 2022” do të trajtojë çështjet rreth ekonomisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit

22/06/2022

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, nëpërmjet ligjëratave tematike, diskutimeve dhe debateve të ndryshme, si dhe punëtorive, këtë vit do të organizojë dy akademi verore.

 

Akademia e parë verore është titulluar “Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime”, dhe synimi i saj kryesor është që t’iu ofrojë pjesëmarrësve një gamë të gjerë perspektivash teorike dhe praktike mbi ekonominë, dhe indikatorët kryesor ekonomik. Gjatë kësaj akademie verore do të shtjellohen tema më interes të veçantë, të cilat do t’ju ndihmojnë studentëve në përgatitjen e tyre profesionale dhe akademike.

 

Akademia e dytë verore e titulluar “Ndërmarrësia dhe Inovacioni” qëllimin kryesor do ta ketë përgatitjen dhe përforcimin e njohurive të pjesëmarrësve, të cilët në përfundim të kësaj akademie do të jenë në gjendje të identifikojnë dhe analizojnë potencialin për themelimin e një ndërmarrjeje të re, të kuptojnë dhe të mësojnë rolin e strategjive në rritjen e performancës, si dhe të mësojnë ndikimin e inovacionit si një mundësi për zhvillimin dhe mbështetjen e biznesit.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këto akademi verore që ofrohen nga Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre dhe të bëhen pjesë e shumë aktiviteteve, sikurse: samite, forume, ligjërata tematike, punëtori dhe debate të shumta produktive, që do të sjellin shumë folës dhe ekspertë të huaj. Prandaj, një ndër çështjet bazike që vlen të theksohet është se gjatë shtjellimit të temave në këto akademi verore do të marrin pjesë ligjërues më një përvojë të lartë, si dhe ekspert të njohur në fushën e biznesit dhe ekonomisë.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022