Fakulteti Media dhe Komunikim me ligjërata tematike dhe punëtori zhvillon aktivitetin në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

09/07/2020

Në ditën e tretë të aktivitetit të Fakultetit  Media dhe Komunikimit në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, për studentët pjesëmarrës janë prezantuar temat në të cilat u shtjellua çështja e raportimit të medieve në kohën e pandemisë dhe ndikimin e këtyre mediave mbarë botën.

 

Në sesionin e parë të akademisë, ka ligjëruar gazetarja e njohur, njëherësh edhe profesoreshë në Fakultetin e Medias në UBT, PhD. Gjylie Rexha, e cila trajtoi temën: “Raportimi i mediave globale në kohën e pandemisë së koronavirusit”, ku ka shtjelluar karakteristikat kryesore të raportimit të këtyre mediave  gjatë pandemisë, besueshmërinë si dhe lajmet e rreme.

Rexha ka përmendur raste të ndryshme ku  në fokus ishte analizimi i raportimeve të mediave ndërkombëtare si: BBC World, CNN, Euronews dhe Al Jaazera.

Gjatë këtij cikli ligjëratash, tutje prezantoi ligjëruesi në UBT, PhD. Cand, Safet Zejnullahu, i cili trajtoi temën: “Mediat si aleat i pandemisë”. Zejnullahu për pjesëmarrësit shtjelloi  epidemitë në kohë të mëhershme  kur nuk kishte internet, për raportimet për temat e ndjeshme, për raportimet në kohën e pandemisë, rrëfimet e rrezikshme dhe ndikimin e tyre tek publiku, për lajmet e rreme dhe përfitimet, për dezinformimin nga mediat kredibile, për rritjen dhe uljen e panikut me dezinformata, të cilat janë pasuruar me shembuj konkret.

 

Ndërkaq, sesioni përfundoi me punëtorinë për fotografi e cila u mbajt nga asistentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Anisa Rada. Në kuadër të punëtorisë janë shtjelluar shembuj konkrret për ndikimin dhe fuqinë e fotografisë, kreativitetin dhe rolin e saj në jetën e përditshme.