Fakulteti Juridik në UBT, programi më i kompletuar në rajon në fushën e drejtësisë
06/10/2020Fakulteti Juridik në UBT, është programi më i kompletuar në fushën e drejtësisë dhe i hartuar në atë formë saqë ofron njohuri të specializuara për juristët e së ardhmes përmes specializimeve unike.
UBT është institucioni më inovativ në Kosovë dhe më gjerë, ku i aftëson studentët në fushat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, por edhe në fushat më bashkëkohore të marrëdhënieve biznesore, pronësisë intelektuale, hetimit të krimeve dhe forenzikës.
Të studiosh Juridik në UBT do të thotë të kthesh në njohuri, profesionalizëm dhe kompetencë, dëshirën për t’u bërë gjykatësi, prokurori, avokati apo këshilltari juridik i së ardhmes.
Jepi diplomës tënde vulën e dallimit, aftësohu dhe përfito diplomë të njohur ndërkombëtarisht, diplomë që të ofron mundësi për karrierë profesionale në fushën e juridikut.
Institucioni ofron standarde të larta të studimit, mbështetë studentët, ofron përvoja dhe praktika profesionale për zbatimin e ligjit në jetën reale.