Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Fondin Humanitar diskutuan rreth rolit dhe funksionimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës

12/06/2020

Për ta parë nga afër rolin dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës , Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Fondin Humanitar, për studentë e vet organizoi ligjëratë tematike online, në mënyrë që ata t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje, duke fituar më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.

 

Panelistët e kësaj ligjerate, konkretisht zyrtari ligjor të institucionit të Ombudsmanit të Dhomave të specializuara të Kosovës, Z. Paul Landers si dhe zëdhënësit, Micheal Doyle e Soleen Mourtier, shpjeguan se si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovёs.

 

Ndërkaq, në kuadër të kësaj ligjërate u diskutua detaisht rreth njohjes së procesit të formimit të dhomave, mandatin  e juridiksionin e përcaktuar, konkretisht për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovës.

 

Ligjërata pati karakter interaktiv në të cilin studentët dhe stafi i këtij fakulteti u inkuadruan me pyetje dhe diskutim në mënyrë që të marrin njohuri të mirëfillta dhe të ngritën profesionalisht.