Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë organizoi ligjëratë tematike lidhur me konstruksionet e çelikut

15/04/2022

Në kuadër të lëndës “Konstruksionet e Çelikut”, Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, ka mbajtur një ligjëratë tematike, me të ftuarit nga Universiteti La Sapienza të Romës: profesorin Franco Bontempi, si dhe inxhinierin Ferit Gashi.

 

Në këtë ligjëratë e cila ndërlidhej me konstruksionet e çelikut, si dhe me realizimin e strukturave rezistente në zonat sizmike, studentët u njoftuan me hulumtimin: “Experimental Study on Steel Slit and Shear Panel for Seismic Resistance”, realizuar nga inxhinieri, Ferit Gashi.

 

Përmes këtij hulumtimi studentët panë detaje të anës teorike, aplikative dhe softuerike, nga ku u përcoll me një interaktivitet nga ana e studentëve dhe profesorit të njohur ndërkombëtar, Franco Bontempi.

 

Ligjëratat e tilla organizohen me qëllim që studentët të marrin njohuri shtesë lidhur me çështje të ndryshme që ndërlidhen me fushën ku ata studiojnë.