
Fakulteti i Shkencave të Ushqimit shënon Ditën e Ushqimit me ligjëratë tematike
18/10/2019Për të shënuar 16 Tetorin, Ditën Botërore të Ushqimit, Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë organizoi ligjëratë tematike me zyrtarin nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit, Lamir Thaqi.
Ai bisedoi me studentët në lidhje me punën që bëhet nga ky institucion, përfshirë kontrollin e ushqimeve në treg, doganën, masat e marra për skandalet e ndodhura gjatë viteve të fundit në Kosovë, situatën në vend mbi sigurinë e ushqimit dhe jo vetëm.
Thaqi u tregua i hapur me studentët dhe u tregoi atyre në lidhje me praktikat dhe vizitat që mund t’i mbajnë në institucionin përkatës.