Në Akademinë e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë ligjërohet për rrjetat 5G

07/08/2020

Ka vazhduar me aktivitetin Akademia Verore e Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri, me ç’rast ekspertët e fushës kanë prezantuar ligjërata tematike me temë: Rrjetat 5G dhe Data Fusion Approaches for Big Data Applications.

 

Fillimisht, ligjëroi profesori Xhafer Krasniqi, i cili gjerësisht foli për 5G dhe rëndësinë që ka si teknologji, ndërkohë tregoi se kjo teknologji tashmë mundëson shërbime të shumta teknike dhe shërbyese.

 

Sipas tij, falë kapaciteteve që ka, 5G mundëson zhvillimin e komunikimit më të lehtë mes pajisjeve dhe senzorëve.

 

Tutje, profesori në UBT, Edmond Jajaga, prezantoi ligjëratën me temë: “Data Fusion Aproachoes for Big Data Applications”, i cili foli për teknikat në Data Fusion, teksa përmendi se në Big Data Applications gjejnë zbatim këto teknika.

 

Profesori në UBT, Muhamed Retkoceri, vazhdoi monitorimin e garës “UBT 2nd Coding Competition”, garë në të cilën pjesëmarrësit i kanë testuar aftësitë koduese dhe kreative.

 

Gara u mbajt në mënyrë virtuale, teksa zgjati për rreth pesë orë, teksa kandidatët janë vlerësuar me pikë në mënyrë automatike.