Fakulteti i Ndërtimtarisë në UBT nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Perugias në Itali për shkëmbim të stafit dhe studentëve
10/02/2023Pas një punë të gjatë të përbashkët, Fakulteti Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT dhe dy institucionet e Universitetit të Perugias në Itali, kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e stafit dhe të studentëve, përmes bursave nga Erasmus+ për të dy palët.
Marrëveshja u arrit me përkrahjen e vazhdueshme të rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekanit të Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Muhamet Ahmeti, prodekanit të këtij fakulteti, Visar Krelani, drejtorisë për Çështje Akademike, rektoratit të UBT-së, profesorit Marco Breccolotti, si dhe drejtorit të Departamentit në Universitetin e Perugias, Luigi Mtterazzi.
Tashmë stafi i Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, studentët e UBT-së dhe stafi nga Universiteti i Perugjas do të kenë mundësi që të kenë mobilitete të përkrahura nga bursat Erasmus +.
Në kuadër të bashkëpunimit në mes UBT-së dhe Universitetit të Perugias, profesori Marco Breccolotti pati mbajtur ligjëratë tematike mbi konstruksionet e çelikut në nivelin master në UBT, e njashtu edhe profesori Visar Krelani pati realizuar një ligjëratë në Universitetin Perugias.
Universiteti Perugias në Itali, ka mbi 700 vite histori dhe është institucioni i dytë për arsim më i rëndësishëm në këtë vend.