Nivelet bachelor e master të Fakultetit të Ndërtimtarisë, të akredituara dhe të vlerësuara për cilësi

13/02/2019

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, është program i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, ku është një ndër fakultetet më të suksesshme në rajon në përgatitjen e inxhinierëve të ardhshëm.

 

Ky fakultet ka një numër të madh të studentëve, megjithatë qindra të tjerë kanë vendosur të jenë pjesë e suksesit të garantuar duke ju bashkuar UBT-së, si rezultat i cilësisë dhe mundësive të shumta që i ofron institucioni.

 

Ata vendosën t’i transferojnë studimet nga kolegjet dhe universitetet tjera, pasi UBT ofron infrastrukturë dhe laboratorët me pajisje të teknologjisë së fundit, siç është Laboratori për Testimin e Materialeve.

 

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë mbështetet në praktika të avancuara studimi, teksa në këtë program ligjërojnë profesorë në specializimet më unike në vend dhe rajon, specializimet në  Menaxhim dhe Teknologji Ndërtimore, Struktura, Infrastrukturë, Gjeomekanikë, Hidroteknikë e Materialeve, duke ndërlidhur pjesën teorike dhe atë praktike.

 

Në këtë mënyrë, UBT që nga themelimi i këtij fakulteti ka nxjerr kuadro dhe vazhdon të përmbush edhe kërkesat e tregut të punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë, ku në bazë të statistikave të fundit rreth 95% e studentëve janë të kyçur në tregun vendor, ndërkaq qindra të tjerë janë pjesë e tregut ndërkombëtar të punës. Në mënyrë profesionale ata po japin kontribut dhe po zhvillojnë projekte të të gjitha llojeve të objekteve ndërtimore.

 

Të gjithë studentët që dëshirojnë dhe synojnë të transferohen në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, këtë mund ta bëjnë deri më 28 shkurt, fillimisht duke plotësuar formularin për aplikim. Aplikimi bëhet në zyrën e administratës në UBT, ndërkaq nuk kërkohet leje paraprake nga kolegji ku ata kanë studiuar.