inxhinieri e ndërtimit

Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, vend i përgatitjes së inxhinierëve të së ardhmes

02/09/2020

UBT ka zhvilluar njërin prej fakulteteve më të mëdha në nivelin vendor dhe më gjerë, duke u pozicionuar në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane, atë të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës.

 

Programi Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë është dizajnuar sipas modeleve dhe standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian, duke kombinuar mësimin teorik dhe praktik, në mënyrë të përvetësimit sa më të mirë të njohurive nga ekspertë e profesionistë të fushës.

 

Kërkesa e lartë viteve të fundit në profesionet ndërtimtari dhe infrastrukturë, kombinuar me kushtet dhe cilësinë që UBT ofron, e bëjnë këtë fushë më të kërkueshme nga studentët për të vazhduar rrugëtimin e tyre akademik.

 

Suksesi më i madh i këtij fakulteti janë studentët aktual dhe të diplomuarit, ku 95% prej tyre janë duke punuar në kompani të njohura vendore e ndërkombëtare, kanë krijuar kompanitë e veta, duke punësuar kështu edhe shumë njerëz të tjerë, por edhe janë duke i vazhduar studimet nëpër universitetet më prestigjioze në botë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe bursave që ndanë UBT për studentët e vet.

 

Më shumë informacione për drejtimin klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/cei/

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/