Fakulteti i Farmacisë në UBT përgatit studentët për t’u përshtatur me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës

16/09/2020

Në kuadër të fushave të mjekësisë, UBT ka zhvilluar programin për Farmaci, i themeluar nga menaxhmenti i lartë i UBT-së, për t’i sjellë Kosovës qasje të re në fushën e farmacisë, me qëllim të përgatitjes së studentëve të përkushtuar dhe liderë të së ardhmes në shkencat dhe praktikat farmaceutike.

 

Përkushtimi maksimal i personelit por edhe menaxhmentit të UBT-së dëshmohet përmes dizajnimit të programit, program i bazuar në standarde dhe kurrikula evropiane, me qëllim që studentët të përfitojnë cilësi maksimale në shkencat farmaceutike.

 

Në Poliklinikën më të madhe në vend, “UBT Poliklinika”, të parën të këtij lloji në Kosovë, institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë e ka të licencuar barnatoren e farmacisë, i cila është e vetmja e licencuar në një institucion arsimor.

 

Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me universitetet më prestigjioze në botë, studentët e saj mund të përfitojnë bursa studimi dhe vizita studimore në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

 

Zhvillimi i platformës së Realitetit Virtual dhe kalimi në klasat CLASSROOM 3.0, studentëve të UBT-së u lehtëson mësimin dhe zhvillimin e proceseve kërkimore shkencore.

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/

 

Informata rreth programit: http://study.ubt-uni.net/ph/