Fakulteti i Artit dhe Mediave Digjitale në UBT orienton në karrierë nxënësit e shkollës së mesme “SHMAP Adem Kastrati”, nga Gjilani

25/05/2021

Zgjedhja e profesionit është ndër vendimet më të rëndësishme të jetës, prandaj UBT po i kushton rëndësi të shtuar të rinjve që janë në prag të zgjedhjes së profesionit, që e përcakton të ardhmen e karrierës së tyre. Përfaqësuesit e Fakultetit të Artit dhe Mediave Digjitale, kanë mbajtur sesion informues për nxënësit e shkollës së mesme “SHMAP Adem Kastrati”, nga Gjilani.

 

Kjo është bërë me qëllim që studentët e ardhshëm ta krijojnë një pasqyrë të qartë për profesionet e tyre të ardhshme në fushën e artit, duke e marrë për bazë talentin e tyre, kreativitetin, si dhe lidhjen me nevojat urgjente të tregut vendor e ndërkombëtar.

 

Nxënësit u njoftuan po ashtu edhe me programin, lëndët, stafin akademik, trendët e artit modern në industri, mënyrën e zhvillimit të mësimit në Realitetin Virtual (VR), me bibliotekën e UBT-së si dhe infrastrukturën moderne dhe laboratorët ku do të realizohet ana praktike.