Fakulteti i Arkitekturës në UBT, qendra më e madhe për arktiekturë në Kosovë e rajon

14/09/2017

Arkitektura është një profesion në lulëzim e sipër në vendin tonë dhe nevojat e shoqërisë janë shumë të mëdha, kjo jo vetëm për shkak të zhvillimeve aktuale, por edhe për shkak të nevojave të së ardhmes për një nivel të standardit sa më kualitativ jetësor në raport me kushtet urbane-arkitektonike, bazuar në proceset integruese dhe standardet ndërkombëtare.

 

Mbi këtë bazë, UBT ka themeluar Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si një lider i fuqishëm për kryerjen e studimeve të arkitekturës, ndërtimtarisë dhe planifikimit hapësinor, përmes kreativitetit dhe vizioneve, me theks te veçantë në aplikimin e standardeve më të larta në projektim, planifikim dhe menaxhim të projekteve, duke siguruar mirëqenie ekonomike, sociale dhe kulturore.


Si qendra më e madhe e arkitekturës në Kosovë dhe rajon, ky program ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe të përgatisë ekspertë në fushën e arkitekturës, për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e projekteve në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike, duke i lidhur të gjitha këto me parametra të tjerë të rëndësishëm si vlera shoqërore, estetike dhe ekologjike.

 

Studentët që e përfundojnë këtë fakultet do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuri të avancuara, bazuar në aspektet njerëzore, teknike sociale, si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur problemet e natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe ndërtimore. 
Shkathtësitë e tyre të zgjeruara të komunikimit, zgjidhjes së problemeve dhe analizave, do t’i përgatisin ata për të zbatuar një projekt më kompleks dhe do t’ju hapë rrugë për kërkime akademike.

 

Programi i studimit, ndër tjerash, ka për qëllim që të krijojë një logjikë të të mësuarit gjatë gjithë jetës, teksa përfshin edhe kurse që u ndihmojnë studentëve të ndërtojnë kompetenca personale dhe produktive, të cilat mund t’ju ndihmojnë atyre të transferojnë dhe të kontekstualizojnë kompetencat e tyre në fusha të ndryshme të punës dhe në mjedis.

 

Stafi akademik i këtij fakulteti përbëhet nga ekspertë vendorë e ndërkombëtare, me kualifikime shumë të larta akademike-shkencore dhe që kanë përvojë të madhe, të cilën kanë reputacion të vlerësuar në fushën e mësimdhënies dhe të hulumtimit.