Fakulteti i Arkitekturës mbajti ekspozitë virtuale

24/12/2020

Punime të shumta të studentëve të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, janë prezantuar në një ekspozitë virtuale dhe u transmetuan online në platformat sociale të UBT-së.

 

Ekspozita tashmë tradicionale e këtij fakulteti, mblodhi shumë vepra dhe punime të cilat dëshmuan përkushtimin maksimal të studentëve dhe stafit akademik, me një qasje

multidimensionale.

Kjo ekspozitë gërshetoi potencialin dhe energjinë e studentëve me kapacitetet akademike dhe eksperiencën e mësimdhënësve, duke dhënë mesazhin e unifikimit të vlerave akademike e edukative.

 

Fakulteti i Arkitekturës, përmes këtyre aktivitete synon që të ruaj promovimin e vlerave të studentëve dhe stafit akademik të UBT-së, duke promovuar qasjen sociale që ka fakulteti si institucion për të trajtuar problemet që ka shoqëria sot në Kosovë.