EON Reality dhe UBT trajnojnë dhe certifikon profesorët për realitet virtual ose AVR Edukator
26/02/2020Kompania e madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality dhe UBT, kanë mbajtur trajnimin për nivelin e dytë ku kanë trajnuar dhe certifikuar dhjetëra profesorë të UBT-së për AVR Edukator, konkretisht për realitet virtual.
Profesorët në UBT janë trajnuar nga ekspertët ndërkombëtar të arsimit virtual, Mohamad Ridwan Othman, Nicole Pallares dhe Ridwan Othman, teksa tashmë janë të vetmit në Ballkan, që janë certifikuar për të mundësuar instalimin dhe praktikimin e realitetit virtual në sistemin arsimor në Kosovë, gjithnjë përmes mësimeve praktike.
Profesorët e certifikuar tanimë mund të hartojnë një plan të plotë mësimi duke përfshirë mësimin me realitet të shtuar, njëherësh do të mund të dizajnojnë mësimin në përshtatje me qasjet pedagogjike bazuar në AVR.
UBT në bashkëpunim me EON Reality, janë të parët në Kosovë që kanë organizuar trajnime për AVR Edukator, ndërkaq në nivelin e parë u trajnuan mbi 30 profesorë të UBT-së.