Ekspozita e studentëve të Arkitekturës pret vizitorët e Akademisë Verore 2016
09/07/2016Më se 150 punime nga lëndët, Gjeometri Perspektivë, Vizatim i lirë, Projektim Arkitektonik 1 dhe 2, Kosntruksione Arkitektonike 1,2 dhe 3, Dizajn Urban, Planifikim Urban, Banim, Studio Dizajn 1, Studio Dizajn 2, Studio Dizajn 3 dhe Kreativitet/Dizajn të Enterierit, po vazhdojnë të jenë të hapura për vizitorë në Kampusin Inovativ, që nga dita e hapjes zyrtare të Akademisë Ndërkombëtare Verore, që është organizuar nga Kolegji UBT.
Ekspozita është tradicionale, kurse është hapur nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë e ekspozitës “Prishtina Architecture Ëeek”, kurse është përmbledhje e punimeve të studentëve të këtij fakulteti.
Dekani Fakultetit të Arkitekturës, Lulzim Beqiri, me rastin e hapjes së ekspozitës, është shprehur se Kolegji UBT merret me probleme reale, kështu që edhe punimet e studentëve i përkasin natyrës reale. Ai ka zënë ngoje dizajnimin që studentët e kanë bërë për objektin e Operës dhe të Baletit, në Prishtinë, si dhe dizajnime të tjera.
Profesori me përvojë, Fatmir Krypa, duke e shikuar ekspozitën ka shfaqur kënaqësinë për arritjet në fushën e arkitekturës në Kosovë. Sipas tij, në fillim arkitektët mund të numëroheshin me gishta të dorës, kurse tashti është një gjendje shumë më e mirë.
Ekspozita po vazhdon të përcillet nga studentë, profesorë dhe përfaqësues të tjerë vendës e ndërkombëtarë, që po i ndjekin punimet origjinale të studentëve. Dekani i Arkitekturës, Beqiri, ka theksuar se ajo do të rrijë e hapur më gjatë se herët e tjera, pasi që infrastruktura e përforcuar e Kolegjit UBT e lejon një gjë të tillë.