Ekspertja e komunikimit, Linda Baleta, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT

24/05/2022

Ekspertja e komunikimit, Linda Baleta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, në kuadër të lëndës “OKB dhe Organizatat Ndërkombëtare”, me profesoreshën Hajdi Xhixha.

 

Kjo ligjëratë u fokusua më shumë tek zhvillimi profesional, orientimi në karrierë, si dhe tek rëndësia e prezantimit të vetes, teksa ekspertja e komunikimit, Linda Baleta, ka ndarë edhe përvojën e saj të punës me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera, duke i njoftuar studentët edhe me aspektin praktik të aplikimit për punë praktike apo punësim.

 

Ndër të tjera, studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, u njoftuan edhe me fokusin dhe impaktin e ndryshëm që organizatat e kanë në vendin tonë, formimin profesional, si dhe me elementet që bën tërheqëse një karrierë në organizata të tilla.

 

Përmes kësaj ligjërate tematike, studentët e Fakultetit Shkenca Politike patën mundësinë të interaktivitetit me pyetje të ndryshme rreth zhvillimit personal dhe profesional, teknikat që ndihmojnë në prezantimin e vetvetes dhe menaxhimin e reputacionit, si dhe dobinë e punës vullnetare në të mirë të komunitetit.

 

Ndër të tjera, në këtë ligjëratë studentët morën informata për platforma të ndryshme online ku ata mund të gjejnë informatat më të reja rreth mundësive për punë praktike, punësim dhe angazhim në punë vullnetare.