Eksperti i Kozmetikologji, Dr. Sc. Vali Gjinali, zhvilloi një punëtori dhe seminar në Javën e Artit dhe Dizajnit

26/04/2024

Eksperti i Kozmetikologji, Dr. Sc. Vali Gjinali, njëherit profesori i “Mjeshtër i Plastikës” në kuadër të Fakultetit të Aktrimit në UBT, ka zhvilluar një punëtori dhe seminar brenda kornizës së Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT, me temën “Arti i Grimit”.

Seminari filloi me prezantimin teorik të historisë së efekteve speciale të grimeve, zhvillimi dhe transformimi i tij në efektet speciale të përgatitura nga programet kompjuterike.

Pas seminarit teorik u zhvillua workshopi i efekteve special të grimit. Është demonstuar efekti i prerjes dhe mavijosjes në fytyrë me konceptin “No violence against women”.