Eksperti Arsim Zeka zhvilloi ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

23/01/2023

Pronari i kompanisë “Expert pro”, Arsim Zeka zhvilloi ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Hyrje në kontabilitetin financiar” nën udhëheqjen e profesoreshës, Fidane Spahija – Gjikolli.

Tema e ligjëratës ishte “Praktikë në kontabilitet”, ku për qëllim kishte angazhimin e studentëve dhe mundësinë që ata të shohin për së afërmi përdorimin e softuerit të kontabilitetit, në mënyrë që të  përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre, si dhe të jenë më të përgatitur për tregun e punës.

Ndër të tjera, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, patën rastin të shohin edhe prezantimin e softuerit “Expert”, si një ndër softuerët e kontabilitetit më të sofistikuar në treg.