Ekspertët: Kosova do të përballet me pasoja të shumta ekonomike shkaku i koronavirusit
06/04/2020Ka disa javë që kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të shumta parandaluese, përfshirë mbylljen e universiteteve, shkollave, bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare, por jo edhe të dyqaneve ushqimore dhe farmacive, mirëpo shpallja e pademisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pritet të ndikojnë në ekonominë e vendit, si dhe vlerësohet të ketë pasoja të shumta në këtë sektor.
Kështu u tha në video-konferencën me temë: “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës”, organizuar nga UBT, transmetuar në Televizionin “UBT”, Radio “Campus”, me frekuencë 100.7FM, njëherësh drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.
Hapjen e konferencës e ka bërë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, teksa pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe njohës të zhvillimeve ekonomike në vend, profesorë dhe studiues të fushës, konkretisht profesori Ardian Uka, profesori Mentor Geci, profori Hashim Rexhepi, profesori Artan Mustafa, profesoresha Merita Gjushinca dhe profesori Nazmi Zeqiri.
Ekspertët dhe studiuesit e fushës së ekonomisë dhe financave thanë që Qeveria e Kosovës, në buxhetin për vitin 2020, ka parashikuar një rritje prej 4,2 për qind, por si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit COVID-19, vendi mund të përballet me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik.
Ata konkretisht thanë se pasojat në ekonomi mund të jenë të mëdha, ngaqë virusi do të reflektojë shumë sidomos në sektorin ekonomik dhe financiar.
Sipas tyre, për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë rreth 1 miliardë euro, por këtë vit vendi, veç tjerash, pritet të ketë edhe rënie të remitencave nga diaspora dhe kjo do të shkaktojë destabilitet social.
Ekspertët që ishin pejsë e këtij diskutimi online theksuan se Kosova përveç pandemisë CODIV-19, vlerësohet të përballet në përgjithsi edhe me pandeminë ekonomike për vitin 2020-2021, sepse kjo situatë pritet të ndikojë sidomos në likuidet, për çka edhe u kërkua targetimi i mirëmbajtjes e likuditetit tek ekonomitë familjare dhe bizneset, si dhe u kërkua krijimi i një tast force që ka gjithpërfshirje, gjithnjëduke nënkuptuar edhe akademinë.
Video-konferenën e plotë mund ta ndjekni në linkun: