Ekspertë të drejtësisë trajtuan tema të ndryshme në kuadër të ditëve Akademisë Verore të Juridikut

11/07/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u mbajt diskutimi i fundit i Akademisë Verore të Juridikut, në kuadër të ditëve të Global UBT Fest 2023, ku si paneliste ishin: ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, Prof. Asst. Dr. Egzone Osmanaj dhe Prof. Asst. Dr. Jorida Xhafaj.

Në kuadër të këtij diskutimi, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të Akademisë Verore të Juridikut kishin mundësi të flisnin me ministren e Drejtësisë rreth të drejtave të pronës dhe trashëgimisë së grave.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutoi për përpjekjet dhe politikat e qeverisë në garantimin e barazisë dhe drejtësisë gjinore në fushën e pronësisë dhe trashëgimisë.

Me numër të madh të të interesuarve, Akademia Verore e Juridikut trajtoi edhe temat si në vijim:

  • “Kodifikimi i ligjit civil në Kosovë me fokus në regjimin e pronës së përbashkët të bashkëshortëve”, Prof. Asst. Dr. Jorida Xhafaj;
  • “Roli i noterit gjatë nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave”, Prof. asist. dr. iur. Bashkim Preteni;
  • “Format e viktimave në shoqërinë bashkëkohore – Viktimat e dhunës në familje”, Prof. Asoc. Dr. Ahmet Maloku;
  • “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”, Prof. Dr. Abdulla Azizi;
  • “Mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë”, Dr. sc. Xhavit Shala;
  • “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Procesi i rasteve në ish-Jugosllavi dhe rastet aktuale në Gjykatën Speciale”, Prof. Dr. Hajredin Kuçi;
  • “Roli i kriminalistikës në luftën kundër kriminalitetit në Kosovë – Ligjet e BE-së mbi Barazinë Gjinore”, Dr. sc. Elmi Kelmendi, Prof. Asst. Dr. Jehona Lushaku;
  • “Seminar: Kontratat Komerciale”, Prof. Asst. Dr. Njomeza Zenjullahu;
  • “Bashkëjetesa midis dy bashkëshortëve: Evolucioni dhe disa analiza krahasuese në kontekstin e miratimit të Kodi Civil të Kosovës”.