Ekspertë ndërkombëtarë ligjëruan në Akademinë Ndërkombëtare Verore të programit CEEPUS

16/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e programit CEEPUS ka mbajtur sesionet e saj në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, me profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë trajtuar tema me interes për studentët dhe pjesëmarrësit.

 

Assoc.prof.dr Galia Marinova ka ligjëruar për studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit dhe Menaxhim i Mekatronikës në UBT, lidhur me nanokomunikimin dhe sigurinë, infrastrukturën inteligjente rrugore dhe sigurinë, kriptovalutat dhe sigurinë, teksa studentët patën mundësi interaktiviteti mbi avantazhet dhe kërcënimet e sigurisë lidhur me temat që i ligjëroi profesoresha Marinova.

 

Assoc.prof.dr Vassil Guliashki ka vazhduar ligjërimin rreth optimizimit të rrjetave të energjisë në mikro rrjeta, për modelet e biznesit dhe optimizimin e portofolios, metodat e optimizimit në MATLAB, si dhe menaxhimin dhe optimizimin e portofolit (MATLAB, algoritmi Firefly).

 

Ndërkaq, ligjëruesi Krisel Tola, për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të programit CEEPUS, ka ligjëruar për parimet dhe mjetet e mësimit dhe menaxhimit online, strukturat dhe tiparet e platformës IMA-NET, realizimin e softuerit të kësaj platforme, testimin e regjistrimit, plotësimin e sondazheve dhe plotësimin e opsionit feedback të platformës IMA-NET.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e programit CEEPUS, është zhvilluar në kuadër të festivalit më të madh ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, i cili këtë vit ka mbledhur shumë ekspertë e profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim shpërndarjen e dijes dhe eksperiencave tek jo vetëm studentët e UBT-së, por te të gjithë të rinjtë e mbarë Evropës Juglindore.