Ekosistemit inovativ të UBT-së do t’i bashkëngjitet “Net 0 Energy Campus”
16/12/2021UBT tashmë në Parkun Shkencor dhe Inovativ do të bëhet me “Net 0 Energy Campus”, ndërtesën të cilën me energji zero do të kombinoj efiçiencën e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.
“Net 0 Energy Campus” do të mundësojë konsumimin e energjisë për aq sa prodhohet në vend nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, në këtë rast panelëve solar, pa pasur nevojë që të shfrytëzojë ndonjë burim tjetër të energjisë.
Ky sistem i ri i energjisë, i gërshetuar me teknologjinë më të fundit që ka në dispozicion UBT, është një inovacion që ndihmon jashtëzakonisht shumë në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe produktivitetin në mësim dhe punë.
UBT synon që në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së përgjatë vitit 2022, të kompletojë ekosistemin inovativ edhe përmes energjisë, duke ulur koston e energjisë me futjen në sistem të “Net 0 Energy Campus”.