Edhe dy javë deri në përfundim të afatit për regjistrim – Qindra të rinj nga rajoni i Prizrenit kanë zgjedhur UBT-në
16/09/2019Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të afatit për regjistrim, ndërkaq numri i studentëve që dëshirojnë t’i ndjekin studimet në UBT vetëm se po shkon duke u rritur.
Këtë vit, UBT në Prizren ka mirëpritur qindra të rinj, të cilët studimet duan t’i vijojnë në këtë kampus, duke e shfrytëzuar kështu mundësinë që institucioni ua ka ofruar, atë të studimit më afër shtëpisë dhe familjes.
Studentët e këtij kampusi, me rastin e regjistrimit, do të gëzojnë të gjitha privilegjet që i kanë studentët e UBT-së, përfshirë studimet cilësore, vizitat jashtë vendit, mundësitë që vijnë nga më shumë se 450 universitete dhe institucione partnere nga mbarë bota, mundësitë e shumta për punësim e punë praktike, e shumë të tjera.
Të gjithë studentët e këtij rajoni kanë kohë që regjistrimin ta bëjnë deri më datë 30 shtator.