
E drejta dhe rregullimi i mediave, temë diskutimi në ANV-në e Juridikut
19/07/2018Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Juridikut pjesëmarrësit ndoqën leksione nga ligjëruesja në Universitetin e Tiranës, Brikena Kasmi, e cila trajtoi çështjen e rregullimit të mediave nga prizmi i së drejtës ligjore.
Ajo trajtoi llojllojshmërinë e mediave, ndikimin e tyre në shoqëri, dallimin në mes mediave publike e private, si dhe keqpërdorimin dhe manipulimin që vjen nga mediat për interesa të caktuara.
Akademia e Juridikut do të vazhdojë edhe të hënën, me fillim nga ora 12:30.