
Drin Grazhdani, dikur student i UBT-së, tash koordinator dhe ligjërues në Juridik
05/09/2016Ish-studenti i dalluar i UBT-së në programin e Juridikut, Drin Grazhdani ka vendosur që pas përfundimit të studimeve të nivelit Master në Leiden University të Holandës, të rikthehet në kolegjin UBT, në mënyrë që, për studentët e rinj, të sjellë njohuritë dhe përvojën e fituar atje.
Grazhdani tashmë është bërë pjesë e stafit akademik të UBT-së, duke kryer funksionin e koordinatorit dhe ligjëruesit në programin Juridik.
Ai tha se përkushtimi i tij, si dhe përkrahja e vazhdueshme e profesorëve dhe pjesës tjetër të stafit të UBT-së, ka bërë që, për të, rruga drejt suksesit të jetë shumë më e lehtë.
“Angazhimi im do të ishte i pavlerë pa përkrahjen e UBT-së”, tha Grazhdani, teksa u shpreh se, ndihet shumë i lumtur që do të jetë përsëri pjesë e UBT-së, por tash, në cilësinë e ligjëruesit dhe koordinatorit, në drejtimin për të cilin edhe ka studiuar.