Drejtori ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj, realizoi një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT

31/05/2022

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë (KMShK), Imer Mushkolaj, realizoi një bashkëbisedim me studentët e vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës “Mediat dhe Shoqëria”, me profesor Arsim Lanin.

 

Në këtë diskutim u fol për punën dhe angazhimin e KMShK-së drejtë një gazetarie të mirëfilltë, për historikun e themelimit të tij, për misionin, si dhe për sfidat në të cilat haset për shkak të konkurrencës së madhe që është duke e mbizotëruar tregun medial në Kosovë.

 

Mushkolaj tregoi edhe për angazhimin e tij si gazetar nëpër disa mediume të ndryshme në Kosovë, si dhe mbi eksperiencat e tij në këtë fushë, duke e konsideruar si të vështirë dhe të ndjeshme për t’u bërë në mënyrën e cila kërkohet sipas standardeve etike e profesionale.

 

Ndarja e përvojave dhe eksperiencave në fushën e gazetarisë nga ekspertë dhe profesionistë të kësaj lëmie me studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, është një nga praktikat që është në shfrytëzim për të thelluar më tepër njohuritë e tyre në mënyrë që të përgatiten në mënyrë profesionale për rrugëtimin e tyre në karrierë.