Dr. Hajrizi moderoi tryezën për Tregun e brendshëm në kuadër të Integrimeve Evropiane të Kosovës
30/04/2013
Prishtinë, 30 prill 2013 – Presidenti i UBT- së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në cilësinë e ekspertit, me ftesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Organizatës Gjermane GIZ, është ftuar që të moderojë tryezën ose më konkretisht punëtorinë që kishin të bëjnë me tregun e brendshëm.
Tryezat kryesisht janë organizuar në Durrës në Shqipëri, dhe gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse të Qeverise së Republikës së Kosovës, të rregullatorëve të ndryshëm si, nga telekomunikacion, energjia, përfaqësues të komunave, shoqatave të bizneseve, sindikatave, ekspertë të ndryshëm, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Më konkretisht, ky është një projekt i Qeverise së Republikës së Kosovës i mbështetur nga Organizata GIZ, për të analizuar gjendjen dhe definuar hapat e mëtutjeshëm për integrimin Republikës së Kosovës në Evropë .
“Nga punëtoria kanë dalë propozime të shumta dhe të qarta, që do të ngritsin efikasitetin dhe eficiencën në plotësimin e kritereve për në integrimin evropian”, citoi Dr. Hajrizi.