Dr. Edmond Hajrizi në bordin e revistës “Simulation News Europe”

17/04/2012

 

Prishtinë,  17 prill 2012-  Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është  zgjedhur anëtar i bordit të revistës “Simulation News Europian”.

 

“Simulation News Europian” është  revistë shkencore që botohet në Evropë, revistë me reputacion të lartë dhe  me kredibilitet  në rrethet shkencore për fushën e modelimit dhe simulimeve.

 

“Kjo tregon që ne si Kosovë dhe si UBT  jemi futur në rangun e punëve akademikë ndërkombëtare shkencore, faktikisht jemi në shkallë të njëjtë më nivelet më të larta shkencore ndërkombëtar”, tha Dr. Hajrizi, pas marrjes së konfirmimit nga bordi që drejton këtë revistë.

 

Dr. Edmond Hajrizi është propozuar të jetë në bordin e kësaj reviste nga ekspertë të njohur të kësaj fushe dhe nga institucione shkencore, ku ai është anëtar dhe jep kontributin e tij shkencor dhe akademike.