Dizajneri i njohur Dren Gafuri zhvillon një ligjëratë tematike me studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
16/05/2024Para studentëve të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës “Marketingu dhe Modelet”, me Prof. Rajan Arapi, është mbajtur ligjëratë e hapur me të ftuarin Prof. Dreni Gafuri, ku temë ishte: “Një Logo, një Identitet: Hapat drejt një Brandi të paharrueshëm”.
Dren Gafuri vjen nga fusha e industrisë së dizajnit grafik, i cili shquhet si një prej dizajnerëve më të suksesshëm, krijues i shumë brendeve të njohura vendore. Ai po ashtu udhëheqë me kompaninë “Pandigital Creative Agency”, si dhe ushtron profesionin e ligjëruesit/mentorit pranë OJQ “BONEVET”.
Studentët përpos parimeve teorike të krijimit të një llogoje, ata po ashtu u njohën me trendet aktuale, si dhe punën praktike të dizajnit grafik, përkatësisht me krijimin e llogove, atë që Prof. Dren Gafuri dhe ekipi e tij kanë arritur të vizualizojnë dhe të krijojnë si identitet për kompani të ndryshme.