
Dita Italiane e Dizajnit: Diskutime ndërdisiplinore për inovacionin dhe qëndrueshmërinë në UBT
22/03/2024Në UBT u mbajt një tryezë e rrumbullakët në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit 2024. Në këtë takim morën pjesë studentë të arkitekturës dhe dizajnit, si dhe profesionistë të sektorit.
Tema kryesore e diskutimit ishte “Vlera e prodhimit – gjithëpërfshirja, inovacioni dhe qëndrueshmëria”, ku u fokusua në procesin e prodhimit dhe impaktin e tij në të ardhmen e planetit.
Luisa Collina, arkitekte dhe profesore e rregullt e dizajnit në Politeknikun e Milanos, ishte një prej folësve kryesorë në takim.
Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e inovacionit dhe qëndrueshmërisë në procesin e dizajnit dhe prodhimit.
Gjithashtu, u bisedua për cilësinë si një faktor kryesor për rinovimin dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve.
Zëvendës shefi i misionit italian, Ugo Ferrero, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve për promovimin e inovacionit dhe kreativitetit në fushën e dizajnit.