Diploma e UBT-së hap rrugë për studime në universitete prestigjioze në botë
03/04/2017Ish-studentja e UBT-së në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Leonita Arllati-Bytyqi, pasi që ishte zgjedhur në mesin e dhjetë studentëve më të mirë, ajo ka fituar bursë për të vazhduar studimet e nivelit master në Poloni.
Së fundmi, ajo është fituese e bursës së plotë për vazhdim të studimeve të nivelit master në një universitet në Finlandë, ku, sipas saj, një mundësi e tillë është falë UBT-së, diploma e së cilës po pranohet në të gjitha universitetet evropiane e më gjerë.
Me këtë rast, ajo ka thënë se programet akademike në UBT janë të cilësisë së lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare.
“Nga programet e studimit në UBT kam përfituar përgatitjen e nevojshme profesionale, e cila më mundëson të aplikoj për punë në çdo institucion përkatës, duke më hapur kështu dyert e eksperiencës në karrierë”, tha Arllati-Bytyqi, teksa shtoi se, “programet akademike në UBT janë me cilësi të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare”.
Që nga themelimi, UBT ka arritur të krijojë partneritet me më shum; se 250 universitete dhe institucione tjera, në Evropë e Amerikë, ndërkohë ka bërë që studentët e UBT-së të kenë mundësi të jenë pjesë e procesit të shkëmbimit dhe të përfitimit të bursave për studime në universitet më të njohura ndërkombëtare.