Dikur studente në Fakultetin Shkencat Politike, tash e punësuar në UBT
23/11/2018Samire Sadiku ka qenë studente e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, e cila sivjet ka përfunduar studimet themelore në specializimin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”.
Tashmë ajo është punësuar në UBT dhe mban pozitën e koordinatores së programit të Shkencave Politike, teksa në semestrin ardhshëm pritet të angazhohet si tutore në një lëndë semestrale.
Studentja Sadiku vlerësoi se UBT është zgjedhja e duhur që bëjnë mijëra studentë, siç tha ajo, sepse përveç mundësive të shumta që i ofron, UBT u mundëson studentëve të vet punësim si staf administrativ ose akademik.
“Fillimisht ngrohtësia që institucioni na jep është e jashtëzakonshme, më pas cilësia në studime në UBT nuk krahasohet me asnjë institucion tjetër të arsimit të lartë. Andaj, secili student që dëshiron të ketë karrierë të suksesshme do t’ia rekomandoja UBT-në për vazhdimin e studimeve universitare, ndërkaq punësimi është i garantuar ende pa përfunduar studimet”, potencoi Sadiku.
Ajo theksoi se UBT ka infrastrukturë moderne dhe mbi gjitha ka edhe bibliotekën që është pasuruar me qindra tituj shkencor.