Dikur student i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, tash asistent në UBT
01/12/2020Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Blend Dema shkollimin e mëtutjeshëm dhe ngritjen e tij profesionale e vazhdoi në njërin ndër universitetet më të mira në Gjermani, Universitetin Anhalt Dessau.
Për pranim në këtë universitet, ai i është dashur të ndjek disa procedura, të cilat i ka kaluar me shumë sukses falë përgatitjes së tij profesionale, si dhe ndihmës së ofruar nga institucioni.
Blendi tashmë është kthyer në Kosovë, ku përvojën profesionale dhe praktikat e marra gjatë studimeve po i transmeton si asistent në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, teksa mban pozitën edhe si arkitekt në kompaninë “MadenGroup”.
“Studimet në UBT i dallon qasja ndaj studentëve, atmosfera e punës përgatitja profesionale, programe studimi që bën studentët kosovarë të jenë të barabartë me ata të Vjenës, Berlinit, etj., kurrikula të harmonizuara me tregun e punës, e që të mundojnë vazhdimin e studimeve master me njohje të pakontestueshme të diplomës. Po ashtu, bashkëpunimet e shumta me universitetet botërore dhe me programet evropiane e dallojnë UBT-në në këtë pikë. Në UBT, studentët kanë mundësinë të zhvillohen profesionalisht falë ëorkshopeve që organizohen me profesorë ndërkombëtarë, konferencave të ndryshme, ligjëratave nga guest lecture”, tha ai.
Vlera që e kanë studimet dhe diploma e UBT-së brenda Kosovës, tash e shumë vite i kanë kaluar kufijtë shtetërorë. Falë qindra partneriteteve që institucioni ka me universitetet prestigjioze në botë, diploma e UBT-së njihet ndërkombëtarisht.