Dhjetëra pjesëmarrës dëgjojnë ligjëratë mbi pëfitimin inovativ të energjisë nga dielli
18/07/2018Në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë, ligjëruesi Kliton Bylygbashi ka zgjuar interesimin e shumë studentëve të interesuar mbi temën: “Ndërtimi me energji zero, i furnizuar plotësisht nga dielli”.
Në pjesën e parë të ligjëratës është diskutuar mbi formën dhe rëndësinë e prodhimit të energjisë elektrike dhe termike vetëm përmes paneleve solare dhe për historikun e zhvillimit të direktivave të BE-sëpër energji Ndërsa, pjesa e dytë u fokusua në Analizën Statistikore të Energjisë në Kosovë.
Aktiviteti i nesërm i kësaj akademie do të vazhdojë nesër, me fillim nga ora 10:00, ku do të ligjërojë po i njëjti ligjërues për temën “Zyret e së ardhmes”.