Departamenti i Infermierisë vazhdon me ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”
16/07/2020Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të saj, programi i Infermierisë ka diskutuar për rolin e infermierëve në Klinikën Spitalore në Tetovë. Profesori Muhamet Tairi, diskutoj më gjerësisht me pjesëmarrësit rreth rolit shumë të rëndësishëm që infermierët kanë në shoqëri, në veçanti në fushën e mjekësisë.
Nga ana tjetër, doktoresha dhe profesoresha Valdete Alidema-Serreqi, ka ligjëruar për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth menaxhimit të ankthit në shëndetësi, në veçanti tek personeli shëndetësorë.